​Superliga, fitojnë Drenica dhe Gjilani

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e nëntë.

Ndeshja kryesore u zhvillua në Suharekë, ndërmjet liderit të tabelës, Ballkanit dhe Prishtinës.

Ashtu siç edhe pritej, u zhvillua një ballafaqim i fortë ku rezultati final u vendos vetëm në minutat e fundit të takimit.

Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi me golin e sulmuesit Otto John në minutën e 34’ të ndeshjes, por kur u menduar se ata edhe po i siguronin tre pikë nga ky takim, në skenë doli fillimisht Mevlan Zeka i cili fillimisht barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 88 dhe pastaj ai ua siguroi fitoren vendasve me golin e dytë personal në minutat shtesë të takimit.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e mposhti Trepçën 89’ me rezultat 2-1, kurse Gjilani doli triumfues nga ballafaqimi me Besën me rezultat minimal 1-0.