​Superkupa i takon Real Madridit

Vitrinat e Real Madridit janë pasuruar edhe më një trofe. Është trofeu i Superkupës së Spanjës që është fituar sonte.

Madrdi shënoi fitore ndaj Bilbao në finale me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Modric e Benzema. Të kujtojmë se në minutën e 88-të Bilbao humbi një penallti pasi Curtua priti gjuajtjen e Garcias.

Ky është trofeu i 12-të i Superkupës që Real Madridi e fiton duke e vazhduar kështu dominimin sa i përket trofeve.