​Sulmojnë policët, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi të njëjti në gjendje të dehur i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë derisa ishin në detyrë zyrtare.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Kurse, në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole me gjashtë fishek, për të cilën është hapur rast i veçantë.

loading…