​Suarez ia siguron fitoren Atleticos në sekondat e fundit të ndeshjes VIDEO

Luis Suarez e ka shënuar në minutën e 91-të golin e fitores për kampionin e Spanjës, Atletico Madridin.

Atletico fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Getafes, në kuadër të javës së 6-të të elitës së futbollit spanjoll.

Suarez shënoi edhe golin e barazimit në minutën e 78-të. Për Getafen golin e vetëm e shënoi Stefan Mitroviq. Me këtë fitore, Atletico është ngritur në vendin e parë me 14 pikë në 6 ndeshje. Në vendin e dytë është Real Madridi me një pikë më pak në pesë ndeshje.