​“Stone Castle” dhuron 10 mijë litra dezinfektues për Ministrinë e Shëndetësisë

Kompania “Stone Castle” i ka dhuruar 10 mijë litra destilant Ministrisë së Shëndetësisë, për nevojat e institucioneve shëndetësore gjatë punës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri Covid-19.

Menaxheri Ylber Bajraktari tha se kjo kompani ka vendosur t’i dalë në ndihmë institucioneve shëndetësore dhe mantel-bardhëve për shkak të situatës së krijuar me koronavirus në vendin tonë, ku deri më tash janë konfirmuar 63 raste, prej tyre një me përfundim fatal.

“Duke e parë sensibilizimin e Ministrisë së Shëndetësisë për t’i dalë në ndihmë ndaj virusit COVID-19 , u pa e nevojshme që të ketë më shumë dezinfektues nëpër repartet e tyre. Sapo mori njoftimin kompania ‘Stone Castle’ që kanë nevojë për këtë produkt, menjëherë donacioni Gecaj dhuron 10 mijë litra destilant, q t’i dalë në ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe mantel-bardhëve në të gjitha repartet e tyre që i përdorin ndaj virusit COVID-19”, tha ai.

Bajraktari ka bërë të ditur se kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të kërkuara nga institucionet vendore me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit COVID-19.

“Të gjitha masat që i ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, kompania “Stone Castle” iu ka përmbajtur të gjitha rregullave me përpikëri duke bërë gjithë dezinfektimin e objekteve vend-pranimet të cilat kanë kontakt nëpër vine shop… Stone Castle. Të gjithë punëtorëve që janë të rregullt 260 punëtorë, iu siguron 50 kilogramë miell, vetëm që t’u përmbahet këtyre rregullave . Po ashtu, kemi siguruar maska dhe mjete tjera mbrojtëse ndaj virusit, i cili është përhapur. Gjendja e punëtorëve është e qetë dh e ata janë duke punuar me kapacitet të plotë”, tha Bajraktari.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka falënderuar “Stone Castle” për këtë donacion, duke thënë se edhe bizneset po ndihmojnë në menaxhim më të mirë kundër pandemisë koronavirus. Ai tha se masat e ndërmarra nga qeveria po zbatohen dhe po rritet ndërgjegjja e qytetarëve.

“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë falënderojmë për kontributin dhe jemi të inkurajuar në ndërmarrjen e hapave të përbashkët për menaxhimin sa më të suksesshëm të epidemisë COVID-19. Aksionar po bëhen gjithnjë edhe më shumë edhe bizneset dhe komuniteti jonë dhe gjithë së bashku po e bëjmë atë që është e mundur, në mënyrë që kjo situatë të menaxhohet sa më mirë në interes të shëndetit të qytetarëve të gjithë vendit… Ashtu siç kanë shkuar masat duke u ashpërsua nga dita në ditë, ashtu shohim që po rritet edhe ndërgjegjja e publikut e qytetarëve që masat të zbatohen me përpikëri duke marrë parasysh që ato kanë të vetmin qëllim ta mbrojnë popullatën nga përhapja e virusit”, tha Hoti.

Deri në këto momente Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik ka testuar gjithsej 732 mostra të dyshimta me SARS-CoV-2 dhe prej tyre, 63 raste kanë rezultuar pozitive, me një rast të vdekjes.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, së fundi Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash, madje nga dje ka vendosur edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në orare të caktuara.