​Sot dihet kush u pranua në konvikte dhe mensë

Qendra e Studentëve e UP-së “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, sot shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2019/2020.

Sipas kësaj qendre, konkursi ishte i hapur nga data 04 deri 13 shtator të këtij viti, ku gjatë këtij kohe për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar rreh 6500 studentë.

“Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000, ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 2000. Afati për ankesa eventuale është me datat 24 dhe 25 shtator 2019.

Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit ONLINE në adresat zyrtare në webfaqen qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studentëve-Prishtinë”, thuhet në njoftim.Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa.

loading…