​Sonte zhvillohet meçi i madh i boksit në peshat e rënda

Ish kampioni në pesha të rënda Andy Ruiz Jr kthehet në ringun e boksit kundër të njohurit Chris Arreola në ngjarjen e FOX PPV.

Andy Ruiz Jr kthehet në ringun e boksit për herë të parë pas 17 muajve që kur humbi luftën për titullin e peshave të rënda nga Anthony Joshua me vendim unanim në dhjetorin e vitit 2019.

Ruiz tronditi botën kur ndaloi Anthony Joshuan në raundin 7 nga TKO për të fituar tituj të peshave të rënda WBA, WBO, IBF dhe IBO në qershor të vitit 2019, përcjell KosovaPress.Ky meç zhvillohet rreth orës pesë të mëngjesit në kohën tonë.