​Sllovaki-Spanjë, fillon ndeshja

Ka filluar ndeshja e Grupit E të Euro 2020 mes Sllovakisë dhe Spanjës, ku këta të fundit janë vendës në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës.

Momentalisht, Spanja zë vendin e tretë në Grupin E me vetëm dy pikë, pas dy barazimeve radhazi, kundër Polonisë dhe Suedisë.

Në anën tjetër, Sllovakia gjendet në pozitën e dytë me tri pikë, pas fitores së regjistruar kundër Polonisë, dhe humbjes në ndeshjen e fundit kundër Suedisë, përcjell KosovaPress.

Nëse Spanja arrin të arkëtojë tri pikët e plota sot, do të kualifikohet së bashku me Suedinë në fazën e eliminatoreve.