​Skitari Albin Tahiri merr vaksinën antiCOVID-19

Skitari Albin Tahiri përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka konfirmuar se është vaksinuar me vaksinën kundër virusit Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

“Skitari ynë kosovar Albin Tahiri merr vaksinën anti-Covid”, thuhej në statusin e KOK-ut.