​Si ndikon gjumi në punën e trurit tonë?

Jam i lodhur, më duhet pushim, fjalia të cilën shumica e njerëzve e thonë. Sa na duhet në fakt pushim për të funksionuar normalisht – pyetje në të cilën përgjigje të mundshme jep studimi i ri nga Belgjika.

Sipas studimit, dy faktorë ndikojnë për gjumë dhe pushim, në mënyrë që truri ynë të funksionojë normalisht.

Hulumtuesit kohën e gjumit e kanë ndarë në dy orë, njëra është ora e brendshme e cila kuadrin kohor- dita dhe nata, ndërsa i dyti ka të bëjë me kohën pa gjumë. Studimi shpjegon parimin e orës si presion mbi organizmin, pasi ky i fundit sa më gjatë qëndron pa pushim, ky është presion më i lartë.

Studimi ka analizuar të dhënat e 33 personave të ri, të cilët u lajmëruan vullnetarisht për të qëndruar zgjuar për 42 orë dhe gjatë këtij intervali janë verifikuar funksionet e tyre mentale dhe fizike. Po ashtu, është kryer edhe skanimi i trurit gjatë kohës së testeve, për të parë në grafika aktivitetet e trurit.

Të dhënat treguan se ata që qëndruan për një kohë më të gjatë pa gjumë, kishin rezultate të këqija. Po ashtu, përmes skanimi të trurit është zbuluar dhe ndërveprimi i dy proceseve bazë të rimit biologjik – i pari i cili nxit trurin të qëndrojë zgjuar ditën dhe jo aktiv natën, dhe i dyti që kryen presion për të fjetur pas qëndrimit të ashtuquajtur të zgjuar për një kohë të gjatë.

Sipas studimit, nëse qëndroni zgjuar 24 orë, me siguri do të qëndroni zgjuar edhe disa orë pas kësaj periudhe, për shkak të orës kohore, e cila ju thotë se dita nuk është për të fjetur, por pas disa orëve, ‘ora e brendshme’ do të shkaktojë presion për pushim të organizmit.

Përcaktimi primar i fjetjes dallon te secili person dhe nuk është i lidhur me kohën sa jeni të zgjuar dhe sa flini, por ky është ritmi biologjik se sa gjumë dhe pushim keni nevojë.

Ky zbulim tregon se si dy gjëra të ndryshme ndikojnë në pjesë të ndryshme të trurit, gjë e cila mund të jetë e rëndësishme për shkencëtarët të kuptojnë se si gjumi rregullon funksionin e trurit dhe si e pengon atë humbja e gjumit.

Ekzistojnë edhe më shumë efekte tjera nëse nuk flini dhe që nuk kanë të bëjnë vetëm me trurin. Njerëzit me pak gjumë kanë më tepër rrezik nga sëmundjet kronike, si dhe nga diabeti e sëmundjet e zemrës. Shikuar realisht, askush nuk qëndron zgjuar për 42 orë, por ka punë të caktuara si ndërrimi i tretë, të cilët vuajnë nga pagjumësia, e cila është faktor i rëndësishëm që ka të bëjë me ekspozimin ndaj dritës artificiale.

Shkencëtarët rekomandojnë 7 deri 9 orë gjumë për personat deri në moshën 65-vjeçare, ndërsa mbi moshën 65-vjeëare janë të nevojshme 7 deri në tetë orë gjumë.

Por, faktori kryesor se sa gumë dhe pushim keni nevojë është vetë organizmi, andaj kushtoni vëmendje sinjaleve që dërgon organizmi për dëshirën për të pushuar dhe për të fjetur. Për një person mesatar, rekomandimi kryesisht është i thjeshtë: flini dhe pushoni më tepër, pasi truri ashtu funksionon më mirë.

loading…