​Shqiptarja nga Kosova mbledh barna në Amerikë për fëmijët e Kosovës

Elizabeta Berisha është një 17 vjeçare e lindur dhe e rritur në Amerikë ka filluar një aksion humanitar për të mbledhë medikamente dhe pajisje mjekësore në mënyrë që të ndihmojë fëmijët e Kosovës.

Berisha me prejardhje nga fshati Dobërdol i Klinës jeton me prindërit e saj qysh moti në ShBA dhe është duke studiuar për mjekësi.

Ideja për të mbledhur donacione për të ndihmuar fëmijët e Kosovës i erdhi pasi që në vitin 2014 ishte me pushime në Kosovë dhe një nga të afërmit e saj u sëmur dhe kërkoi ndihmë në QKU.

Në spitalin publik të Prishtinës Elizabeta pa se mungonin gjërat elementare dhe nisur nga ky fakt ajo e filloi ta jetësojë idenë e saj.

“Nuk mund të besoja që në spital nuk kishte termometër, diçka shumë e vogël por shumë e rëndësishme”, ka thënë Elizabeta për mediat në ShBA.

https://www.tapinto.net/towns/katonah-slash-lewisboro/sections/community/articles/john-jay-student-collects-medical-supplies-for-kosovo

Tashmë 17 vjeçarja ka themeluar fondin e quajtur “ Beta’s Healthcare Supplies Drive”(Pajisjet shëndetësore Beta).

Ndjenja e shoqëruar me dhembshurinë për të tjerët e shtyu Elizabetën të bëjë diçka për të ndryshuar situatën në Prishtinë dhe kështu lindi ‘kutia e Betës’ ku njerëzit mund të japin donacione.

Për të ndihmuar projektin e vajzës shqiptare nga Kosova janë shprehur të gatshëm edhe farmacitë në qytetin Westchester të cilët kanë pranuar që të shfaqin kutitë e dhurimit në dyqanet e tyre.

Këto kuti kanë shërbyer si pikë grumbullimi për medikamente dhe pajisje mjekësore.

Ndihmat e mbledhura Elizabeta Berisha i ka dorëzuar te organizata “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” në një aktivitet që kjo organizatë ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo thotë se edhe më tej do të vazhdojë me aktivitetet e saj humanitare.

loading…