​Shqipëri, 472 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2794 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 472 qytetarë dhe 13 të tjerë kanë humbur betejën me sëmundjen e rrezikshme.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 140, pasura nga Shkodra dhe Fieri me nga 28, Durrësi 27, Gjirokastra 17, Korça dhe Kukësi me nga 14 etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 567 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87.760.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: shtatë qytetarë nga Tirana, dy qytetarë nga Elbasani, dy qytetarë nga Lushnja, një qytetar nga Durrësi, një qytetar nga Shijaku, të moshave 67-78 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 122.767 raste pozitive, prej tyre 87.760 janë shëruar, 32.823 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.184 persona.