​Shpëtuan familjen e humbur në Bjeshkët e Rugovës, falënderohen nga policia

Drejtori i Policisё rajonale nё Pejё, kolonel Sami Shabanaj ka pritur sot nё njё takim dy qytetarë tё fshatrave tё Rugovёs, të cilët ndihmuan në gjetjen e një familje të humbur katёra nёtarësh në qershor të këtij viti në Bjeshkёt e Rugovёs.

Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejё dhe njësitet e Policisё Kufitare menjёherё janё angazhuar pёr gjetjen e familjes nё fjalё.

Nё kёtё kërkim janё angazhuar vullnetarisht edhe dy qytetarё tё cilёt kanё pasur njohuri të mira pёr Bjeshkёt e Rugovёs. Familja ёshtё arritur tё gjendet nga qytetarёt Idriz Kurtbogaj dhe Liridon Demaj.

Koloneli Shabanaj ka vlerёsuar lart kontributin e dhёnё nga qytetarёt pёr operacionin e shpёtimit të jetёve tё njё familje nё Bjeshkёt e Rugovёs, në kufi me Malin e Zi.

Koloneli ka ndarё letёrfalënderim pёr Kurtbogaj dhe Demaj.