​Shpend Ahmeti deshifron gjuhën e Pal Lekajt: Ka dashtë me thënë që qeveris si femër

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar deklaratën e Pal Lekajt se Kurti ka bërë politikë feministe.

Për deklaratën që nxiti shumë reagime, deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka kërkuar falje duke thënë se gjatë bisedës ka ndodhur një lëshim, dhe në vend të sjelljes fëmijërore ka përdorur fjalën feministe.

Por, sipas Ahmetit, Lekaj ka dashur të thotë që Kurti se “ka pas guximin me qeveris, pra për të, ka qeveris “si femër = feministe””, shkruan Ahmeti.

Postimi i tij i plotë:

Po thojnë që ja ka huq se ka dasht me thon diçka tjetër, e ka thon feministe.  Nope – problemi është që ai s’ka dasht me thonë diçka tjetër.  Ka dasht me thon që se ka pas guximin me qeveris, pra për të, ka qeveris “si femër = feministe”.  

Pra, bullshit i rëndë në disa dimensione.