​Shkon në 98 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Ferizaj

Ferizajt prin për nga numri i numri i personave të prekur me COVID-19 në nivel vendit.

Fatmirësisht, ditëve të fundit në këtë komunë nuk është shënuar asnjë rast i ri.

Në 24 orët e fundit është regjistruar edhe një person i shëruar, me çka totali i personave të shëruar nga kjo sëmundje e rrezikshme në këtë komunë arrin në 98.

Komuna e Ferizajt uron shërim të shpejtë edhe personave të tjerë që janë në trajtim mjekësor.

Ndryshe, Ferizaj ka gjithsej 134 raste me koronavirus, dy prej tyre me përfundim fatal.