​Shkëlqen Messi me shokë, Barça e rrëmben vendin e tretë

Barcelona tregoi gjithë fuqinë dhe superioritetin e saj në ballafaqim me Granadën duke e mposhtur me rezultat 0-4 në kuadër të xhiros së 18 të La Ligas.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ronald Koeman e mori në kontroll lojën që nga minuta e parë e saj.

Pas vetëm 12 minutave lojë, Antoine Griezmann hapi serinë e golave duke realizuar nga afërsia.

Sulmuesi francez u përfshi edhe tek goli i dytë në minutën e 35’ kur asistoi për Lionel Messin.

Ky i fundit tregoi vlerat e tij edhe njëherë duke realizuar nga gjuatja e lirë nën murin e gjallë. Ndodhi kjo në minutën e 42’ të ndeshjes.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, “Blaugranët” realizuan edhe një gol përmes Griezmann duke vulosur kështu rezultatin final 0-4.

Vendasit i zhvilluan 12 minutat e fundit të ndeshjes me një lojtar më pak pasi nga loja me karton të kuq u përjashtuar Vallejo.

Kjo fitore e ngritë Barcelonën në vendin e tretë më 34 pikë.