​Shënohet 20-të vjetori i të rënëve në komunën e Rahovecit

Në fshatrat Fortesë, Celinë dhe Brestoc të komunës së Rahovecit, sot janë mbajtur tubime përkujtimore për të shënuar 20 vjetori i të vrarëve në këto fshatra të cilët janë vrarë barbarisht nga paramilitarët serb.

Në tubime ka marrë pjesë kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe familjar të të rënëve. “Sot e 20 vjet më parë, pushtuesi kriminal serb, duke mos kursyer asnjë person, vrau barbarisht martirë e dëshmorë shqiptarë në Celinë, Fortesë e Brestoc.

Në Brestoc u vranë 49 shqiptarë, ku 6 prej tyre janë të pagjetur, qytetarë tanë që u vranë e masakruan veç pse ishin shqiptarë .Pastaj në Fortesë ishin 69 bashkëqytetarë tanë, të rinj e të moshuar, burra e gra, që mizorisht u privuan nga jeta. Njëjtë, okupatori serb veproi edhe në Celinë, duke vrarë 75 persona, në një masakër që tronditi gjithë botën”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Në fjalimin e tij kryetari Latifi, ka vazhduar duke thënë se i kujtojmë me nder, respekt e përulje të thellë të gjithë burrat, gratë, pleqtë e fëmijët që u ekzekutuan barbarisht nga makineria vrastare e pushtuesit serb.

SJeta, vepra dhe gjaku i të rënëve janë baza dhe themeli i lirisë së Kosovës. Presim që të vendoset drejtësia e vonuar dhe të marrin dënimin e merituar kriminelët që na lanë pa më të dashurit tanë.