​Sërish përplasje mes protestuesve me forcat e policisë në Tiranë

Ka pasur sërish një përplasje mes protestuesve me forcat e policisë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Mësohet se një grup të rinjsh teksa protestonin paqësisht pranë Teatrit Kombëtar janë sulmuar nga forcat e policisë, akt që ka sjellë reagim të qytetarëve.

Policia ka hedhur sprej, gaz lotsjellës, madje ka përdorur edhe shkopin e gomës për të shpërndarë protestuesit.

Objekti historik i Teatrit Kombëtar Shqiptar është shembur sot në orët e hershme të mëngjesit në Tiranë.

37 persona janë arrestuar nga policia shqiptare gjatë përplasjeve të ditës së sotme.