​Selimi: Propozim-aktakuza ndaj Thaçit e Veselit u lëshua qëllimisht për të prodhuar efekt politik

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka folur rreth propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, për kinse krime lufte.

Ai në emisionin Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se nuk ishte në dijeni se propozim-aktakuza do të publikohej në ditën kur presidenti do të nisej për në SHBA, për të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit me palën serbe, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell.

Selimi beson se publikimi i propozim-aktakuzës ka pasur për qëllim që të prodhojë një efekt politik.