​Seanca e fundit e PE-së mbyllet me performancë muzikore

“Është përgjegjësia jonë ta mbajmë Evropën të bashkuar. Le të rindërtojmë Notre Damin dhe gëzuar Pashkët”.

Këto janë fjalët që eurodeputeti nga Sllovakia, Lojze Peterle zgjodhi për kolegët e tij, në mbylljen e sesionit të fundit të Parlamentit aktual Evropian.

“Do të doja t’iu falënderoja për 5 vitet e bashkimit në diversitet”, tha ai, duke shfrytëzuar më pas rastin për të bërë një performancë të shkurtër muzikore.

Ai luajti me harmonikë himnin e Bashkimit Europian, “Ode to Joy”, dhe u prit me duartrokitje nga kolegët evropianë. Kjo ishte seanca e fundit e kësaj legjislature të Parlamentit Evropian, përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.