​Sarri e pëson keq gjatë ndeshjes Lazio-Udinese

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka mundur të lëndohet rëndë kur u godit aksidentalisht nga lojtari i Udineses, Ignacio Pussetto, gjatë ndeshjes së sotme të Kupës së Italisë.

Po zhvilloheshin minutat shtesë të ndeshjes në “Stadio Olimpico” me rezultatin 0-0 kur Manuel Lazzari goditi Pussetton në vijën anësorë të fushës.

Fatkeqësisht për Sarrin, ai ishte pranë dyshes dhe u godite fuqishëm nga Pusseto dhe me këtë rast syset e tij u hodhën në ajër, ashtu sikur edhe cigarja elektronike.

Sarri dhe Pussetto u shikuan më pas me një buzëqeshje dhe një përqafim, duke kuptuar se ishte një aksident, trajneri gjithashtu u bëri me dorë tifozëve të Lazios që kënduan emrin e tij.