​”Sapo u martua duhej të vinte në kampin e stërvitjeve”

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka zbuluar një numër detajesh interesante nga karriera e tij.

Ai pranoi se dinte të festonte fitoret në mënyrë shumë energjike, por se kjo ndjenë nuk ishte aspak e përafërt me atë kur bëhet fjalë për humbjen.

“Nga unë mund të shihni gjithë pasionin që kam, edhe pse më vjen siklet. Është pasion i pastër, asgjë për të cilën ne përgatitemi. Festimi është i shkurtër, humbja është shumë më e gjatë. Mund të zgjasë një ditë ose dy. Kjo ndikon shumë tek unë dhe do të jetë një barrë afatshkurtër për familjen time. Unë jam i lumtur tani, por le të mos flasim për këtë…”, tha ai.

Tekniku italian nuk e pranoi që ai mund të ishte tepër diplomatik ndaj gazetarëve.

“Unë jam shumë i drejtpërdrejtë, por nuk do të thosha se jam diplomatik.”

Ish-menaxheri i Chelsea iu përgjigj deklaratës së Andrea Pirlo që tha se dhoma e zhveshjes së Juventusit është “vendi më i rrezikshëm në Torino” nën udhëheqjen e Conte, dhe se shishet shpesh fluturonin rreth dhomës së zhveshjes.

“Ndodhi nja dy herë. Unë po e bëja këtë për të bërë presion ndaj tyre kur mendova se ata kishin pushuar shumë”.

Bashkëshortja e Matthias Destro, Ludovika Karamis do ta kujtojë Conte për pjesën tjetër të jetës së tij, pasi Destro ishte urdhëruar të vinte në kampin stërvitor të kombëtares së Italisë menjëherë pas dasmës, transmeton KosovaPress.

“Ai u martua, por pastaj shkoi menjëherë në kamp stërvitje”, pati deklaruar ajo.