​Sanna Marin – kryeministrja më e re e Finlandës

Partia Socialdemokrate, e cila kryeson një qeveri koalicioni prej pesë partive, ka zgjedhur ministren e Transportit Sanna Marin si kryeministren e re të Finlandës dhe ajo do të bëhet kryeministri më e re e vendit.

Marin, 34 vjeç, do të marrë postin javën tjetër pas dorëheqjes së Antie Rine, raporton Reuters.

AP shkruan se ajo do të jetë gruaja e tretë që drejton qeverinë finlandeze.

Më parë gjatë javës, Rine dha dorëheqjen pasi Partia Qendrore e Koalicionit njoftoi se kishte humbur besimin tek ajo për shkak të një serie grevash.

“Shumë punë po presin që ne të rindërtojmë besimin. Ne kemi një program qeveritar të përbashkët që mban koalicionin së bashku, “u tha Marin gazetarëve pas një votimi të ngushtë nga udhëheqja e partisë, transmeton KosovaPress.

Një tjetër kandidat për kryeministër ishte Anti Lintman, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. Marin mori 32 vota dhe Lintman 29 vota.

Ajo është nënkryetare e Partisë Socialdemokrate, anëtare e Parlamentit që nga 2015 dhe deri këtë javë ka qenë ministre e Transportit dhe Lidhjeve.