​Rummenigge: Agnelli nuk po më hap telefonin

Shefi i gjigantit gjerman Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge thotë se ai po përpiqet të flasë me presidentin e Juventusit Andrea Agnelli, por ai nuk po ia hap telefonin dhe shton se Superliga nuk do t’i zgjidhë problemet financiare.’

Bayern Munich ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me këtë garë dhe këmbëngul se Liga e Kampionëve është gara më e mirë në botë.

“Doja të flisja me Agnellin, por nuk arrita ta amerjja në telefon. Unë nuk i di motivet e tij dhe nuk dua ta kritikoj atë pa e ditur. Ndoshta ka një arsye që nuk e di ”, tha CEO i Bayern Munchen për “Il Corriere della Sera”.

Juventusi është mes 12 klubeve që shpallën Superligën të dielën, dhe Agnelli është emëruar si nënkryetar i saj.

Ish-klubi i Rummenigges, Interi është gjithashtu i përfshirë në këtë garë.

“Kam dëgjuar thashetheme se ata kanë probleme financiare, të ardhurat e mundshme duken të mëdha, por nuk do të jenë të mjaftueshme për të zgjidhur problemet financiare në planin afatgjatë. Ju nuk mund të vazhdoni të arkëtoni për të kompensuar shpenzimet, “tha ish-reprezentuesi i Gjermanisë.

“Ne jemi jashtë Superligës sepse nuk duam të marrim pjesë në të. Ne jemi të lumtur që luajmë Bundesligë. Është buka dhe gjalpi ynë, siç thonë anglezët.”

“Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e Ligës së Kampionëve dhe mos harroni përgjegjësinë ndaj tifozëve tanë, të cilët përgjithësisht janë kundër reformave të tilla. Ne e ndiejmë përgjegjësinë ndaj futbollit në përgjithësi. ”, theksoi Rummenigge në fund.