​Rritja më e madhe e vdekjeve dhe infeksioneve në Gjermani në 24 orët e fundit

Në Gjermani, numri i të prekurve me COVID-19 është rritur në mënyrë dramatike, me 2.660 raste të reja dhe 31 të vdekur.

Bilanci i personave të infektuar është 80.641, ndërsa i viktimave është pothuajse 1.000.

Numri i vdekjeve dhe infeksioneve gjatë 24 orëve të fundit është rritur më së shumti deri më tani, sipas Institutit Robert Koch.

Epidemia e koronavirusit ka prekur shtetet më të mëdha federale si North Rhine-Westphalia, Bavaria dhe Baden-Wurttemberg.