​Rritet numri i të vdekurve dhe të infektuarve të ri në Itali

Pas një fillimi pozitiv të javës, numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja nga koronavirusi është në rritje sot në Itali.

30 njerëz vdiqën sot, dhe 201 u infektuan rishtas, 98 prej tyre në Lombardi.

Deri më tani, gjithsej 34.818 njerëz kanë vdekur. Sot, ka më pak njerëz që janë rikuperuar se dje. Gjithsej 82 persona janë në njësi të kujdesit intensiv, dhe 14,015 në izolim në shtëpi.