​Rrihen në autobus

Policia e Gjilanit ka raportuar se ka arrestuar një të dyshuar për arsye se e ka sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Incidenti kishte ndodhur kur i dyshuari dhe viktima ishin duke udhëtuar në një autobus. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.