​’Rrahja’ – Kujtim Shala e demanton deputetin e VV-së: As nuk më shkon mendja me bo asi punësh, janë xhirimet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka mohuar për KPress se ka pasur incident me deputetë të LVV-së.

Ai shkurt ka thënë se mund të shihen edhe xhirimet brenda Kuvendit për t’u bindur se nuk ka pasur kurrfarë përleshje.

“As nuk më shkon mendja me bo asi punësh. Janë krejt xhirimet, brenda dhe jashtë. Nuk ka pasur asgjë”, ka thënë ai.