​Realizohet fluturimi i parë në Aeroportin e Prishtinës pas 3 muaj ndërprerje

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar në orën 00:50, është realizuar fluturimin e parë pas më shumë se tre muaj ndërprerje të punës për shkak të pandemisë.

Sipas njoftimit, ishte kënaqësi të mirëpresin fluturimin e parë Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.