​Reagon Bahtiri: VV-ja do të fuqizohet edhe më shumë, asnjëherë më koalicion me LDK-në

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë Kurti, duke e quajtur turp të atyre që ndihmuan një gjë të tillë.

Ai, duke folur për KosovaPress, ka bërë të ditur se Vetëvendosja ka me qenë shumë më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme, sepse siç u shpreh ai, krejt populli është me VV-në.

Sipas tij, Kurti do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit kur zgjidhet qeveria e re, ndërsa kryeministër do të bëhet përsëri Albin Kurti.

Ai u shpreh i bindur se asnjëherë më nuk do të ketë koalicion me LDK-në.

“Atyre të cilët ia kanë marr peshën e fuqisë qeverisë së Kosovës, ju qoftë për nder, për shkak se në gjendjen aktuale në të cilën gjendet Kosova dhe krejt bota, në vend që t’i ndihmojnë qeverisë… ata bënë v rtetë atë që s’ju ka hije, gjë që po shihet edhe në krejt botën, sepse po dënohet ashpër. Ky turp që ka ndodhë, ne t’ju mbetet për nder atyre… Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit kur zgjidhet qeveria e re, dhe qeveria e re do të zgjidhet përsëri me Albin Kurtin…Vetëvendosja ka me qenë shumë më e fuqishme sepse krejt populli është me ta…Asnjëherë nuk shohim më koalicion me LDK-në”, ka thënë Bahtiri.