​Qytetarët me maska në fytyrë, dorë e fyt VIDEO

Pjesa më e madhe e qytetarëve në Prishtinë po bartin maskën ashtu siç është rekomanduar, në fytyrë. Por ka edhe të atillë që ato i vendosin në duar ose në fyt.

Qytetarët heqin maskën nga fytyra dhe e lëshojnë në fyt, pasi nga kjo pjesë reagojnë më shpejt duke e vendosur sërish në fytyrë, në momentin që shohin policët.

Zyrtarët policorë janë parë sot në sheshet e Prishtinës, ku ndalonin qytetarët që nuk kishin vendosur maskën.