​QNR hedh poshtë pretendimet për manipulime: Rinumërimi mbyllet për 8 ditë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani janë numëruar 43 për qind e vendvotimeve të cilat me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u urdhëruan të shkojnë në rinumërim.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmteaj ka mohuar edhe akuzat për manipulime të hedhura nga analistë politikë pas vendimit që të rinumërohen vetëm 1428 vendvotime nga 1472 sa ishte marrë vendim nga PZAP.

Fillimsht, Ahmetaj për KosovaPress ka thënë se deri pasditen e sotme janë rinumëruar 605 vendvotime.

Sipas tij me këtë dinamikë të punës u duhen edhe 7 deri në 8 ditë për të përfunduar procesi i rinumërimit të 1428 vendvotimeve.

Ahmetaj tha se QNR ka kapacitete të mjaftueshme për të përfunduar me kohën e paraparë procesin e rinumërimit.