​Qeveria për katër muaj kishte të hyra 703.2 milionë euro, shpenzoi 817.1 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore, ku shuma e të hyrave të Qeverisë në tre mujorin e fundit të vitit 2020 ishte 703.2 milionë euro.

Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të katërt (TM4) 2020.

“Shuma e të hyrave të Qeverisë në TM4 2020 ishte 703.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 52.2% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Shuma e shpenzimeve të Qeverisë në TM4 2020 ishte 817.1 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (21.3%); kompensimi i punëtorëve (20.9%); formimi i kapitalit bruto (16.6%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10.8%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së