​Qeveria ndan nga 100 euro për policët e angazhuar në teren gjatë pandemisë

Qeveria ka ndarë 1 milion e 598 mijë euro mjete shtesë për ndarjen e nga 100 euro në muaj për mbi 6 mijë policë, për tre muaj.

“Në vazhdim është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve shtesë financiare sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme/Policia e Kosovës, për kompensimin e angazhimit të shuar në terren të zyrtarëve policorë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19. Sipas vendimit për zyrtarët aktivë policorë do të ndahen mjetet financiare në vlerë prej 1 milion e 598 mijë e 100 euro. Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën Tetor, Nëntor dhe Dhjetor. Realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020, përmes Sistemit të Pagave”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.