​Që dy muaj janë zhdukur dy motra në Viti, nëna: Dyshoj se gjenden në Shqipëri

Një grua nga Vitia ka raportuar të hënën në Polici se dy vajzat e saj të mitura kanë dalë nga shtëpia më 23 korrik të këtij viti, por që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Nëna ka deklaruar se dyshon që vajzat mund të jenë në Shqipëri duke punuar, pasi që edhe më parë kanë tentuar ta kalonin kufirin.