​Publikohet lista e institucioneve që do të kryejnë testimet për SARS Cov-2

Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka shqyrtuar 34 aplikacione nga mbi 100 sa janë bërë nga institucione private shëndetësore, për lejimin e testimeve për SARS-Cov2, prej të cilave 29 janë lejuar të bëjnë testimet e nga këto të fundit 27 për testime serologjike dhe dy për teste PCR.

Dy laboratorët që bëjnë testet PCR janë në Prishtinë e Lipjan. Këto teste, që janë edhe më të sigurtat, janë bërë deri më tash vetëm nga IKSHPK-ja, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Inspektorati Shëndetësor, duke filluar nga dita e nesërme, do të kryejë inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të inspektuar gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione me rastin e aplikimit dhe dhënies së deklaratës nën betim për kushtet e plotësuar për kryerjen e testimeve.

Në linkun në vijim lista e institucioneve të cilat janë lejuar për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.

https://msh.rks-gov.net/…/Institucionet-Private-Sh%C3%ABnde…