​PSG shpalos çmimin që Reali duhet ta paguajë për Mbappen

Ditët e fundit të afatit kalimtar veror pritet të jenë shumë të nxehta me disa skuadra të mëdha evropiane që po planifikojnë t’i konsolidojnë radhët e tyre për edicionin e ri garues 2021/22.

Paris – Sint – Germain ishte skuadra më aktive dhe që solli emra të mëdhenj në skuadër gjatë këtij afati kalimtar që kulminoi me ardhjen e Leo Messit.

Megjithatë, edhe klubi frances mund të përjetojë një largim të madh në ditët e fundit të kësaj merkatoje.

Bëhet fjalë për sulmuesin francez Kylian Mbappe për të cilin skuadra spanjolle ka paraqitur ofertën e parë prej 160 milionë eurosh por e cila u refuzua menjëherë nga gjiganti spanjoll.

Gjithsesi, drejtori sportiv i PSG-së konfirmoi se Mbape dëshiron të largohet nga skuadra dhe të transferohet në Madrid, por kjo do të ndodhë vetëm nëse plotësohen kushte e PSG-së.

Tani, gazeta “La Parizien” raporton se Real Madridit i është bërë e ditur se për t’i siguruar shërbimet e Kylian Mbappes duhet të paguaj 220 milionë euro.