​PSG rikthen imagjinatën në realitet, formacioni startues për 2021/22

Paris Saint Germain ka zhvilluar një merkato të fuqishme në këtë afat kalimtar duke i ofruar trajnerit Maurizio Pochettino në dispozicion disa prej emrave më të medhenj të futbollit evropian.

Gjiganti francez ia doli që të sigurojë shërbimet e lojtarëve të kalimit të lartë si Gianluigi Donnarumma, Giorgio Wijnaldum, Sergio Ramos dhe së fundi edhe ikonën e futbollit botëror Lionel Messi dhe atë pa paguar asnjë cent për shkak se që të gjithë këta lojtarë i kishin përfunduar kontratat e tyre me klubet përkatëse.

Lojtari i vetëm për të cilin PSG u desh të paguaj ishte Achraf Hakimi nga Interi dhe për kartonin e të cilit u shpenzuan 70 milionë euro.

Trajneri Pochettino tashmë ka në dispozicion një skuadër me emrat më të njohur të futbollit botëror që deri më tani nuk mund të imagjinoheshin brenda një skuadre.

Synimi i gjigantit francez do të jetë titulli i kampionit në Ligue 1 e po ashtu edhe Liga e Kampionëve që po synohet tash e disa vite pa sukses.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Pochettino tashmë e ka në mendje formacionin startues për 2021/22:

PSG (3-4-3): Donnarumma, Kimpembe, Ramos, Marquinhos, Hakimi, Verratti, Wijnaldum, Di Maria, Messi, Neymar, Mbappe.