​PSG i ka bërë një propozim të fuqishëm ekonomik Lionel Messit

Gazetari i njohur Marcelo Bechler i cili ishte i pari që kishte dhënë lajmin për kërkesën e Lionel Messit dërguar drejtuesve të Barcelonës për largim ga klubi, tani raporton se Paris – Saint – Germain i ka bërë një propozim të rëndësishëm ekonomik Lionel Messit me dy vite kontratë si dhe mundësin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Po ashtu, i njëjti gazetar kishte dhënë informacionin për kalimin e Neymar në klubin francez.

Gjithashtu sipas Bechler, oferta ekonomike e paraqitur Messit nga PSG do të ishte e paarritshme për Barcelonën. Përveç kësaj, gazetari shton se lojtari është stimuluar nga projekti i klubit parisien, tashmë finalist në Ligën e Kampionëve.

Kontrata e Messit me Barcelonën skadon më 30 qershor dhe sulmuesi ende nuk ka vendosur për rinovimin ose jo të saj. Klubi katalanas, gjendja financiare e të cilit është përkeqësuar veçanërisht për shkak të pandemisë, nuk ka bërë ende një propozim të ri ekonomik.

Një vendim përfundimtar, megjithatë, nuk do të merret para fundit të sezonit, por tifozët e Barças janë në gatishmëri pas thashethemeve të fundit.