​Projektligjet që mbetën në gjysmë, kthehen në fillim apo do të rishikohen

Një numër i madh i projektligjeve mbetën në gjysmë në legjislaturën e kaluar, pasi që, Kuvendi u shpërnda dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Me formimin e legjislaturës së re të gjitha këto projektligje pritet të kthehen në pikën zero, pasi që kështu e parasheh rregullorja e Kuvendit të Kosovës.

Kështu thonë për KosovaPress edhe njohës të punës së Kuvendit, por ndryshe mendojnë nga partia që fitoi në zgjedhjet e 6 tetorit.

Nënkryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi në një prononcim për KosovaPress në një mënyrë e mohon atë që e thotë rregullorja, duke thënë që do të shikojnë se a kanë nevojë ligjet për rishikim të plotë, apo vetëm për plotësim përmes amendamentimeve.

Por ndryshe nga nënkryetari i Vetëvendosjes, mendon Arton Demhasaj nga organizata Çohu, i cili thotë se kthimi në pikën zero i ligjeve që kanë qenë në procedurë është i rregulluar me ligjet e Kosovës.

Njëjtë shprehet për KosovaPress edhe profesori universitar Mazllum Baraliu. Sipas tij, projektligjet kthehen në pikën zero, pasi që, secila Qeveri i ka politikat e saja duke i përfshirë edhe ato për ligje.

Në nenin 86 të rregullores së Kuvendit sqarohet edhe për punët e pambaruara të Kuvendit.
Punët e pambaruara

“Në fund të mandatit të Kuvendit, të gjitha punët që i janë besuar atij konsiderohen të përfunduara. Kjo nuk gjen zbatim në rastin e ligjeve të miratuara nga Kuvendi e të proceduara për shpallje, si dhe të peticioneve dhe të atyre punëve, që nuk kërkojnë të merret një vendim nga Kuvendi”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.

Në legjislaturën e kaluar njëra ndër projektligjet që u diskutua më shumë për shkak të pakënaqësive ishte ai për financimin e partive politike.

loading…