​Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës falënderon presidentin e FFK Ademin për mikpritjen e ngrohtë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi është takuar sot para lojës me presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës Luis Rubiales, ku ky i fundit ka shfrytëzuar rastin që ta falënderoj Ademin për mikpritjen e ngrohtë të FFK-së.

Luis Rubiales përveç që është në postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, ai po ashtu është edhe zëvendës-president i UEFA-s, përcjell KosovaPress.

Rubiales ka treguar që është tejet i kënaqur me mikpritjen e ngrohtë si nga ana e federatës e po ashtu edhe nga opinioni i gjerë.

Po ashtu, presidenti Rubiales ka thënë që e gjithë ekspedita spanjolle janë të kënaqur me kushtet e akomodimit dhe me pritjen dhe dashamirësinë e njerëzve që i kanë takuar.