​Portierët zgjedhin – Buffon është më i miri i të gjitha kohërave

Portieri italian Gianluigi Buffon u zgjodh si portieri më i mirë i futbollit i të gjitha kohërave në përzgjedhjen e kolegëve të tij.

Midis portierëve që votuan ishin Manuel Neuer dhe Peter Schmeichel, raportojnë mediat italiane.

Në sondazhin e Gazzetta dello Sport, pyetja se kush është portieri më i mirë i të gjitha kohërave u është dërguar 18 portierëve nga 18 vende.

Shumë prej tyre nuk mund të vendosnin, por përmendën më shumë se një portier, dhe portieri i Juventusit Gianluigi Buffon mori më shumë vota – gjithsej shtatë.

I dyti në përzgjedhje ishte portieri rus Lav Yashin me pesë vota, ndërsa italiani Dino Zoff mori dy.

Gordon Banks (Angli), Iker Casillas (Spanjë), Sepp Maier (Gjermani), Ladislao Mazurkiewicz (Uruguai), Rogerio Ceni (Brazil), Claudio Tafarel (Brazil) dhe Peter Schmeichel (Danimarkë) morën nga një votë secili.

“Gigi është i mahnitshëm, unë gjithmonë e kam shikuar jo vetëm në fushë ku ai ka reflekse fenomenale, por edhe për shkak të karakterit të tij jashtë fushe,” tha portieri i Bayern Manuel Neuer, i cili votoi për Buffon dhe Yashin.

Portieri rus Vyacheslav Malafeev votoi për Buffon, duke anashkaluar Yashin.

“Gigi është superior dhe ende luan në moshën 42-vjeç. Ai është një ikonë e përjetshme e futbollit, siç keni në një film apo muzikë,” deklaroi ai.