​Policia vazhdon patrullimet e rrepta, apelon për respektim të masave antiCovid

Policia e Kosovës edhe këtë mbrëmje ka vazhduar me patrullime të rrepta në mbarë vendin, me qëllim respektimin në përpikëri të masave antiCovid, që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

Përmes një njoftimi për media, Policia ka thënë se parandalimi dhe luftimi i Pandemisë COVID-19, është detyrë dhe obligim i secilit, prandaj në këtë kontekst të bashkëpunojmë të gjithë për një të ardhme më të mirë.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar të jap kontributin e saj dhe është e gatshme që në çfarëdo rrethane të kujdeset për sigurinë dhe në këtë kohë pandemie edhe për shëndetin tuaj. Parandalimi dhe luftimi i Pandemisë COVID-19, është detyrë dhe obligim i secilit, prandaj në këtë kontekst të bashkëpunojmë të gjithë për një të ardhme më të mirë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.