​Policia sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti special Operativ, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në orët e mbrëmjes në dy lokacione të ndryshme (rrugën”B” dhe rrugën “Enver Zymberi”), në Prishtinë, gjatë kontrollit rutinë në dy nga veturat e ndaluara nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar dy revole.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.