​Policia ndalon një aheng familjar në Prizren, gjobit pronarin dhe dasmorët

Policia Rajonale në Prizren ka pranuar një informatë se në Mamushë, është duke u mbajtur një aheng familjar në një shtëpi.

Policia dhe inspektoret e AVUK-ut kanë reaguar menjëherë, duke marrë masa ndaj organizatorit të cilit i është shqiptuar gjobë, ndërsa nga ana e policisë janë shqiptuar gjoba të pranishmeve për mos respektim të distancës dhe dasmorët e pranishëm janë shpërndarë.

Policia Rajonale në Prizren, vazhdimisht ka bërë thirrje për respektim të masave dhe ligjit anti Covid19, andaj në të gjitha rastet do të veprojë në bazë të kompetencave ligjore dhe do të marren masat adekuate përkatëse.