​Policia kërkon informata për të zhdukurin Rrustë Rexhepin

Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së personit të zhdukur Rrustë (Halil) Rexhepaj, të informojnë policinë në linjën emergjente 192.

Policia thotë se më datë 21.05.2019, në Stacionin Policor Pejë është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj i lindur me 08.12.1972 ne fsh.Raushiq- Pejë, me banim ne rruga ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë.

“Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi. Në lidhje me këtë personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e policisë.