​Policia e Lukashenkos rrah brutalisht protestuesit paqësor VIDEO

Alexandar Lukashenko, një mik i afërt i Vladimir Putinit të Rusisë po kërkon të mbajë pushtetin me dhunë.

Opozita ka drejtuar gishtin kah presidenti i Bjellorusisë për falsifikim të zgjedhjeve të 9 gushtit, ku ai fitoi shumicën e votave.

E në kundërshtim të pushtetit të mikut të presidentit rus, opozita bjelloruse tash saj javë po kërkon anulimin e zgjedhjeve dhe largimin e liderit të Bjellorusisë.

Pamjet nga dhuna e fundit e policisë së Lukashenkos ndaj protestuesve paqësorë janë bërë virale në internet.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni se si policia ndalon protestuesit paqësorë në Minsk sot, ku ishin mbledhur dhjetëra-mijëra njerëz, rreth 250 prej të cilëve janë arrestuar nga njeriu i afërt i Putinit.