​Pochettino erdhi si zgjedhje e dytë e PSG-së, u refuzua nga trajneri i njohur

Massimiliano Allegri thuhet se ishte zgjedhja e parë e Paris Saint-Germain, por gjigandët francezë u desh të kërkonin dikë tjetër për shkak të kërkesave të mëdha të italianit për pagë.

“Le Parisiens” pretendon se ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit ishte në krye të listës së dëshirave të PSG-së për të zëvendësuar Thomas Tuchel në postin e trajnerit, përcjell KosovaPress..

PSG vendosi të ndahet me Thomas Tuchel më 24 dhjetor dhe Mauricio Pochettino është rreshtuar si pasardhësi i tij në “Parc des Princes.”

Drejtori sportiv Leonardo sipas gazetës ka paraqitur Allegrin si trajnerin e ardhshëm në kryeqytetin francez, por kërkesat e tij të mëdha për pagë ndaluan konkretizimin e operacionit.

Allegri thuhet se kërkoi 12 milion euro në sezon për të marrë detyrën e trajnerit në Paris dhe e detyroi regjisorin brazilian të kërkonte dikë tjetër.