​Pfizer njofton se vaksina e tij është 95% efektive

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech është 95% efektive, madje edhe në mesin e popullatës mbi moshën 65-vjeç, njoftuan kompanitë, siç raportohet nga BBC.

Më shumë të dhëna të botuara nga testi i fazës së tretë në vazhdim sugjerojnë që vaksina funksionon në mënyrë të barabartë në njerëz të të gjitha moshave, racave. Kompanitë thonë se tani do të aplikojnë për miratim për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara.

Gjetjet bazohen në dy doza të dhëna për më shumë se 41,000 njerëz në të gjithë botën.

Javën e kaluar, Pfizer dhe BioNTech lëshuan të dhëna paraprake që tregojnë se vaksina është 90% efektive kundër koronavirusit. Kjo u pasua nga të dhëna për një vaksinë tjetër nga kompania amerikane Moderna, e cila sugjeron mbrojtje gati 95%.

Të dhënat e sotme nga Pfizer dhe BioNTech sugjerojnë që vaksina është 95% efektive bazuar në 170 raste te vullnetarët. Kompanitë thonë se nuk kishte efekte anësore serioze, por ata vunë re dhimbje koke dhe lodhje në rreth 2% të vullnetarëve që u është bërë vaksina.

Prova po vazhdon dhe do të mbledhë të dhëna për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës për dy vjet të tjera. Vaksina po testohet te njerëzit në 150 vende në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Turqi, Afrikën e Jugut, Brazil dhe Argjentinë.

Kompanitë presin që të prodhojnë deri në 50 milionë doza të vaksinave këtë vit dhe deri në 1.3 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.