​Pengon policët, arrestohet

Një person është arrestuar në fshatin Gurrakoc të Istogut, pasi qAë i njëjti ka penguar zyrtarët policore gjatë kryerjes së detyrës.

 

Gjatë arrestimit, një zyrtar policore ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.